
Konsumimi i ushqimit bazuar në grupin tuaj të do t’ju ndihmojë që të keni një shëndet sa më të mirë, rrit nivelin e energjisë dhe parandalon sëmundjet. Ju ndihmon jo vetëm për vitalitet, por edhe të humbisni peshë nëse jeni duke hasur vështirësi për ta arritur.
Artikujt e të ushqyerit në bazë të grupit të gjakut bazohen në punën e fiziologut natyropat Peter D’Adamo, i cili zbuloi lidhjen e gjeneve me sistemin tretës. Gjenet e grupit të gjakut ndodhen në kromozomin 9 në këmbën q, afër fashës 34, pra “adresa” e tyre gjenetike është 9q34. Ky gjen shpreh 3 alele përkatësisht A, B dhe O, që përcaktojnë grupet A, B, AB dhe O të gjakut.
Afër këtij gjeni ndodhen disa gjene të cilat përcaktojnë aciditetin e lëngjeve të stomakut. Në të vërtetë nuk është gjeni i llojit të gjakut që ndikon mbi ushqyerjen, por meqë ky gjen ndodhet afër me gjene që përcaktojnë tipare të tretjes, ka një ndërlidhje midis tyre.

Si mendoni, a do të ketë rezultat?
Ka vetëm një mënyrë për ta zbuluar, provojeni. Eleminoni këto ushqime si mësipër, sipas grupit tuaj të gjakut.