Mjekët thonë që për një shëndet sa më të plotë duhet të konsumojmë ujë. Qelizat tona nuk mund të funksionojnë pa të. Uji ndihmon veshkat të punojnë për të prodhuar urinën dhe nxisin zorrën për të eleminuar feçet e për tu pastruar nga toksinat. Uji mban temperaturën e trupit ne normë.

Ai lubrifikon, ruan artikulacionet, gjithashtu mbron gjithë indet e buta.
Uji është thelbësor për të gjitha proçeset metabolike: nëse keni qëllim për tu dobësuar ose të shtoni në peshë, duhet të rritni sasinë ditore që konsumoni.


Por sa duhet te pimë? Uji eleminohet përmes frymëmarrjes, urinimit, feçeve dhe djersitjes, sasi të cilën ne duhet ta zëvendësojmë. Akademia Ndërkombëtare e Shkencave rekomandon të konsumoni minimumi 8 gota ujë në ditë për meshkujt (2 litra) dhe 6 gota ujë për femrat (1.5 litra).


Ekzistojnë disa faktorë që ndryshojnë këtë sasi:
⁃ Stërvitja (ju nevojitet një sasi ekstra për të rikuperuar ujin e humbur përmes djersitjes.)
⁃ Lagështia ose temperaturat e ngrohta (për të evituar dehidratimin.)
⁃ Sëmundje të ndryshme (nëse jeni me grip, vuani nga të vjellat, diarreja apo infeksionet nevojitet të konsumoni më shumë ujë.)
⁃ Shtatzëni ose laktacion (gjithashtu nevojitet të rritet sasia e ujit që konsumojmë.)

Share

Post comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Go top