Mikrobiota përcaktohet që në lindje.

Ekpsozimi i bebes me bakteret në kanalin e lindjes krijon një diversitet më të lartë mikrobial në ditët e para të jetës krahasuar me beben e lindur me sectio cesarea. Bebet ekspozohen në  fillim me mikrobet e lëkurës dhe për pasojë, kanë më pak larmi bakteresh në zorrë.

 Mënyra e ushqyerjes përbën një dallim.

Jo vetëm ushqyerja me gji e furnizon beben me yndyrna, antitrupa dhe karbohidrate dhe fuqizon lidhjen emocionale te bebes me nënën, por ushqen edhe bakteret e zorrës së bebes. Qumështi i nënës ka 3-16 g/l oligosakaride, të cilat shërbejnë për të furnizuar me energji bakteret që ndodhen në zorrën e bebes. Nga ana tjetër, qumështi i lopës ka 0.03 – 0.06 g/l oligosakaride.

Maturimin i mikrobiotës vjen në moshën 1-2 vjeç.

Mendohet se pas ablaktacionit (ndërprerjes së ushqyerjes me gji) dhe prezantimit të ushqimeve të ngurta, bakteret e zorrës së bebeve maturohen dhe diversifikohen, në moshën 1-2 vjeçë mirobiota i ngjason asaj së një rrituri.

Cilat janë këto mikrobe?

Një i rritur ka mesatarisht 60-80 % Firmicutes, 15- 30% Bacteroidetes, 2 – 25% Actinobactere, 1-2% Proteobactere e shumë të tjera në përqindje më të vogla. Ekzistojnë rreth 160 phylotipe.

FAKTE:

– Kur plakemi rriten bacteroidetet dhe ulen firmicutet.

– Në sindromin metabolik janë zbuluar rritje e bacteroideve dhe ulje e firmucuteve.

– Në celiaki (intoleranca ndaj glutenit) suplementimi me Bifidobactere përmirëson klinikën.

– Në sindromin e zorrës së inflamuar (Koliti ulceroz dhe Sëmundja Crohn’s) ka një rritje të llojeve R. gnavus dhe R. torque.

– Në sindromin e zorrës së irrituar ka rritje të species R. torque dhe Bifidobacterium përmirëson klinikën.

Mendoj se ka shumë për të zbuluar rreth “miqve” tanë të vegjël, ndoshta vërtet aty mund të gjejmë shkaktarët e sëmundjeve dhe kurën ndaj tyre. Deri atëherë, le të vazhdojmë t’i studiojmë.

Share

Post comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Go top