Një ndër frutat e detit me të ushqyeshme janë karkalecat!

Në 100 g ato na sigurojnë 24 g proteina, sasi mjaft e lartë, ideale për çdo grupmoshë dhe popullatë.

Na ofrojnë 50% te sasisë së rekomanduar ditore për SELENIUM, një mineral thelbësor për të ulur inflamacionin dhe për të mbrojtur zemrën nga çdo sëmundje.

Gjithashtu kanë 25% te sasisë së rekomanduar ditore për vitaminë B12, 20% për hekur dhe 12% për fosfor.

Karkalecat janë burimi më i mirë i jodit, esencial për funksionimin e gjëndrës tiroide dhe të trurit. Kanë gjithashtu shumë omega 3 & 6 si dhe një sasi tepër të lartë antioksidantësh.

Në 100 g karkaleca ndodhet afërsisht 189 mg kolesterol, por mos u nxisni nga sasia e lartë e tij për ta evituar karkalecin nga regjimi juaj. Trupi e prodhon kolesterolin në mëlçi. Në rastet kur ne e marrim nga jashtë (kolesteroli ekzogjen), trupi ndalon prodhimin e brendshëm (endogjen), sepse e ka tashmë gati nga ushqimi që ne kemi konsumuar.

Karkalecin, nevojitet ta bëni pjesë të regjimit tuaj ushqimor dhe ta konsumoni çdo javë. Benefitet afatgjata të konsumit të karkalecit përfshijnë rritjen e HDL kolesterolit (kolesterolit të mirë), uljen e triglicerideve dhe balancimin e presioneve të gjakut.

Share

Post comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Go top