Nuk diskutohet që frutat e perimet duhen konsumuar sa më tepër, por me apo pa lëkurë? Shumë njerëz ë largojnë për preferencë, zakon ose për të ulur sasinë e mikrobeve ndaj të cilave ekspozohen.

Por kujtoni:

– lëkurat kanë shumë nutrientë. Për shembull 1 mollë e plotë ka 332% më shumë vitamin K, 142% më shumë vitamin A, 115% më shume vitamin C dhe 20% më shumë kalcium se sa 1 mollë e qëruar. Përvec vitaminave e mineraleve, lëkura përmban më shumë fibra krahasuar më tulin e perimeve dhe frutave.

– lëkura ju mban të ngopur më gjatë. Meqënëse përmban fibra të larta, lekura jo vetëm do ju mbajë të ngopur më gjatë, por mund t’ju ndihmojë edhe në rënie peshe.

– ju ndihmon të luftoni sëmundje! Për shkak të sasisë të lartë të antioksidantëve, njihen dhe benefite në luftimin e inflamacionit ose patologjive të ndryshme.

Por mos harrojmë se ka edhe lëkura të pangrënshme si ajo e avocados, e bananes ose e portokallit, të cilat padiskutim që duhet t’i heqim. Sidoqoftë shumica e lëkurave janë të ngrënshme dhe kanë vlera pozitive në shëndet, ndaj frutat e perimet mund t’i lajmë mirë në ujë ose dhe me sodë buke dhe t’i konsumojmë të plota.

Share

Post comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Go top