Ushqimet e konservuara shpesh mendohet se janë më pak ushqyese sesa ushqimet e freskëta ose të ngrira. Shumë persona pretendojnë se ushqimet e konservuara përmbajnë përbërës të dëmshëm dhe duhet të shmangen, të tjerë thonë se ushqimet e konservuara mund të jenë pjesë e një diete të shëndetshme.

Konservimi u zhvillua së pari në fund të shekullit të 18-të, si një mënyrë për të siguruar një burim të qëndrueshëm ushqimi për ushtarët dhe marinarët në luftë. Proçesi i konservimit mund të ndryshojë pak nga produkti, por ka tre hapa kryesorë. Kjo përfshinë:

Përpunimi: Ushqimi prihet, coptohet, grihet ose gatuhet.

Paketimi: Ushqimi i përpunuar mbyllet në kanaçe.

Ngrohje: Kanaçet nxehen për të vrarë bakteriet e dëmshme dhe për të parandaluar prishjen e ushqimit.

Ky proçes lejon që ushqimi të jetë i qëndrueshëm në raft dhe i sigurt për t’u ngrënë për 1-5 vjet ose më gjatë.

 Ushqimet e konservuara shpesh mendohet se janë më pak ushqyese sesa ushqimet e freskëta ose të ngrira, por hulumtimet tregojnë se kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Në fakt, konserva ruan pjesën më të madhe të ushqyesve të një ushqimi. Proteinat, karbohidratet dhe yndyra nuk janë të ndikuar nga proçesi. Shumica e mineraleve dhe vitaminave të tretshme në yndyrë si vitaminat A, D, E, dhe K gjithashtu mbrohen.

Si i tillë, studimet tregojnë se ushqimet e pasura në lëndë ushqyese ruajnë nivelin e tyre të lartë ushqyes edhe pasi të konservohen. Megjithatë, pasi konservimi zakonisht përfshin nxehtësi të lartë, vitaminat e tretshme në ujë si vitaminat C dhe B mund të dëmtohen. Këto vitamina janë të ndjeshme ndaj nxehtësisë dhe ajrit në përgjithësi, kështu që ato gjithashtu mund të humbasin gjatë përpunimit normal, gatimit dhe metodave të ruajtjes që përdoren në shtëpi. Sidoqoftë, ndërsa proçesi i konservimit mund të dëmtojë disa vitamina, sasitë e komponimeve të tjera të shëndetshme mund të rriten. Për shembull, domatet dhe misri lëshojnë më shumë antioksidantë kur nxehen, duke i bërë varietetet e konservuar të këtyre ushqimeve një burim të mirë të antioksidantëve. 

Në një studim, njerëzit që konsumonin 6 ose më shumë artikuj të konservuar në javë kishin konsum më të madh të 17 lëndëve ushqyese thelbësore, krahasuar me ata që konsumonin 2 ose më pak artikuj të konservuar në javë. Ushqimet e konservuara janë të përballueshme, të përshtatshme dhe nuk prishen lehtë. Ushqimet e konservuara janë një mënyrë e përshtatshme dhe praktike për të shtuar më shumë ushqime të dendura ushqyese në dietën tuaj. Disponueshmëria e ushqimeve të sigurta dhe cilësore mungon në shumë pjesë të botës, dhe konservimi ndihmon që njerëzit të kenë akses në një shumëllojshmëri të gjerë të ushqimeve gjatë gjithë vitit.

Në fakt, gati çdo ushqim mund të gjendet në një kanaçe sot. Gjithashtu, pasi ushqimet e konservuara mund të ruhen në mënyrë të sigurt për disa vjet dhe shpesh përfshijnë kohën minimale të përgatitjes, ato janë tepër të përshtatshme. Për më tepër kanë tendencë të kushtojnë më pak se produktet e freskëta.

Studimet tregojnë se BPA në ushqimin e konservuar janë të pranishme. Një studim analizoi 78 ushqime të konservuara dhe gjeti BPA në mbi 90% të tyre. Për më tepër, hulumtimi ka bërë të qartë se ngrënia e ushqimit të konservuar është një shkak kryesor i ekspozimit të BPA. Disa studime e kanë lidhur BPA me problemet shëndetësore si sëmundjet e zemrës, diabeti tip 2 dhe mosfunksionimi seksual i meshkujve. Nëse po përpiqeni të minimizoni ekspozimin tuaj ndaj BPA, të hani shumë ushqim të konservuar nuk është zgjidhja më e mirë.

Ato mund të përmbajnë baktere vdekjeprurëse. Ndërsa është jashtëzakonisht e rrallë, ushqimet e konservuara që nuk përpunohen siç duhet mund të përmbajnë baktere të rrezikshme të njohura si Clostridium botulinum. Konsumimi i ushqimit të kontaminuar mund të shkaktojë botulizëm, një sëmundje serioze që mund të çojë në paralizë dhe vdekje nëse lihet pa trajtuar. Shumica e rasteve të botulizmit vijnë nga ushqime që nuk janë konservuar siç duhet në shtëpi. Botulizmi nga ushqimi i konservuar në treg është i rrallë. E rëndësishme është që të mos hani kurrë nga kanaçe që janë të fryra ose të plasaritura.

Disa përmbajnë kripë, sheqer ose konservues të shtuar. Kripa, sheqeri dhe konservuesit shtohen ndonjëherë gjatë proçesit të konservimit. Disa ushqime të konservuara mund të kenë sasi të mëdha kripe. Kjo nuk përbën një rrezik për shëndetin por për shumicën e njerëzve mund të jetë problematike  sidomos për personat që janë me presion të lartë të gjakut. Gjithashtu mund të përmbajnë sheqer të shtuar, i cili mund të ketë efekte të dëmshme. Sheqeri i tepërt është shoqëruar me një rrezik të shtuar nga shumë sëmundje, përfshirë obezitetin, sëmundjet e zemrës dhe diabeti i tipit 2. Mund të shtohen edhe një shumëllojshmëri e ruajtësve të tjerë natyrorë ose kimikë. Nëse marrja e kripës është shqetësuese për ju, zgjidhni opsionin “natrium të ulët” ose “pa kripë të shtuar”. Për të shmangur sheqer shtesë, zgjidhni frutat që janë të konservuara në ujë ose lëng në vend të shurupit.

Kullimi dhe shpëlarja e ushqimeve gjithashtu mund të ulë përmbajtjen e tyre të kripës dhe sheqerit. Shumë ushqime të konservuara nuk përmbajnë aspak përbërës të shtuar, por mënyra e vetme për t’u njohur me siguri është të lexoni listën e përbërësve. Ato sigurojnë lëndë ushqyese thelbësore dhe janë tepër të përshtatshme. Ushqimet e konservuara mund të jenë pjesë e një diete të shëndetshme, por është e rëndësishme të lexoni etiketat dhe të ztregoheni një konsumator i kujdesshëm.

3 comments

  1. October 14, 2019 at 5:58 pm
    Edgar Rogahn

    Nihil iusto ut aut qui nesciunt. Repellat incidunt quam possimus a vitae quisquam fuga. Quisquam libero aut unde assumenda in ea fuga. Omnis quia cum velit neque unde.

    Dicta perspiciatis ratione voluptatem cupiditate et perspiciatis nihil. Ut quas nisi doloribus rem. Aperiam exercitationem corporis unde ducimus natus harum. Est facere consequuntur alias assumenda voluptatem molestiae.

  2. October 14, 2019 at 5:58 pm
    Dr. Esteban Rosenbaum I

    Minima itaque blanditiis id incidunt eligendi similique consequatur. Quod harum dolores odio eum. Eos cupiditate placeat et omnis ipsam tempora. Inventore deserunt error aliquam omnis.

  3. October 14, 2019 at 5:58 pm
    Vivian Schiller MD

    Omnis dolorum placeat ab cumque enim. Occaecati quos est quo voluptas accusamus tempora. Vero consequatur facilis quis similique sint optio et.

    Et quae ipsam tempora dicta. Aut et sed quibusdam fuga atque et dolorem. Ipsum repellendus est in eos eveniet veritatis.

    Esse magni qui earum vitae. Nobis maiores autem natus corrupti. Consequatur nemo quaerat molestiae voluptatem autem et cum fuga.

Leave a Reply to Edgar Rogahn Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Go top