Mërkuri është një element i cili përdoret në termometra, valvula, llampa, por mund të jetë i pranishëm edhe në formë të lëngshme në ujërat e ndotura. Ekspozimi i vazhdueshëm i trupit njerëzor mund të sjell një sërë sëmundjesh, në tru, veshka ose mëlci. Lajmi i mirë është se mërkuri nuk është karcinogjen, por në sasi të larta është neurotoksik. Mërkuri ndodhet në zinxhirin ushqimor detar në rangjet e mëdha të tij, në specie si peshkaqeni, peshku shpatë, mbreti mackerel, toni blufin, etj. Nëse konsumojmë peshq të ulët në zinxhirin ushqimor, si peshqit që kemi në rajonin tonë: koce, merluc, levrek, barbun, troftë gjithashtu salmon apo frutat e detit, ekspozimi ynë është i ulët. Kujdes duhet të tregojnë femrat shtatzënë duke konsumuar vetëm peshqit e vegjël dhe në një sasi jo më shumë se 350 g në javë.

Një tjetër “sekret” është të hiqni lëkurën dhe dhjamin kaf të peshqëve pasi atje grumbullohet sasia më e lartë e mërkurit.

Share

Post comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Go top