Me termin sheqer u referohemi karbohidrateve të tretshme monosakaride si glukoza, fruktoza e galaktoza ose disakaride si sakaroza, maltoza e laktoza. Sa më tepër molekula në zinxhir të ketë një sheqer ose një karbohidrat, aq më kompleks bëhet e për pasojë aq më gradualisht do tretet.

Karbohidratet e thjeshta kanë indeks glicemik të lartë, pra rrisin menjëherë insulinën, ndërkohë që ato komplekse treten më ngadalë e për pasojë po ngadalë rrisin insulinën në gjak. Është studiuar se shumë qeliza tumorale kanë receptorë insulinik në sipërfaqe e për pasojë një dietë e pasur me sheqerna që treten shpejt, do I aktivizojë e shumojë këto qeliza tumorale.

Cfare mund te bëjmë? Në vend të një gote qumësht me biskota për mëngjes, konsumoni një pjatë me tërshërë, shtoni e pak arra për proteinë dhe yndyrna të shëndetshme, pse jo dhe pak kanellë e cila ndihmon në rritjen edhe më graduale të insulinës.

Share

Post comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Go top