
Thjerrëzat janë një nga ushqimet me vlerat më të larta ushqyese.
Të mirat e thjerrëzave për shëndetin tonë:
- Ulin kolesterolin në gjak duke na mbrojtur nga sëmundjet kardiake dhe duke i mbajtur enët e gjakut të pastra.
- Përmbajnë shumë folate dhe magnez, substanca thelbësore për funksionin e zemrës.
- Janë të pasura me fibra komplekse që na mbrojnë nga konstipacioni (vështirësia për të dalë jashtë) ose nga sëmundjet inflamatore të zorrës.
- Ruajnë një nivel të qëndrueshëm të sheqernave në gjak.
- 26% e kalorive të thjerrëzave është nga proteinat.
- Kanë shumë hekur, i cili ndihmon transportin e oksigjenit dhe nutrientëve si dhe rrit metabolizmin.
- Ndihmojnë në rënien në peshë, sepse kanë vlera të mëdha nutritive dhe kalorazhi i tyre është shumë i ulët.
Konsumojini në dietën tuaj të përditshme. Janë ideale edhe për vegjetarianët dhe veganët!