Menu Vegjetariane

Është menuja që ndërtohet në bazën e proteinave dhe karbohidrateve bimore. Është e pasur në yndyrna vegjetale. Menuja vegjetariane është ideale për njerëzit të cilët vuajnë nga diabeti, nga kolesteroli i lartë në gjak apo për grupet vegjetariane. Cdo vakt ka një kombinim të proteinave bimore te derivuara nga legumet ose karbohidratet e ndryshme, fibrave të larta si dhe vitaminave e kripërave minerale nga sallatat ose perimet. Eshtë një menu e larmishme e cila ndryshon periodikisht. Vjen cdo ditë në destinacionin që ju dëshironi midis ores 12:00 dhe 15:30.

CMIMI:
12.000 lekë/muaj (drekë)
24.000 lekë/muaj (drekë & darkë)

*Abonimi ka 26 ditë në shfrytëzim, nga e hëna në të shtunë. Në rast se e dëshironi paketën nga e hëna në të premte, ditët e shtuna do ju shtyhen nga afati juaj I abonimit.