Omegat janë acide yndyrore me zinxhir të gjatë të cilat ndryshojnë emërtimin në varësi të pozicionit të atomeve në molekulë.

Omega 3 ka dy forma: ALA (acidi alfa linoleik) që është forma bimore e gjendur te farat e linit, vaj kanola, vaji I sojës, arra. Forma e dytë janë acidet EPA dhe DHA që janë format shtazore të omega 3, të gjendura në sardele, salmon, troftën ylber, etj. Omega 6 ka dy lloje: acidi linoleik, forma bimore, I gjendur në vajin e misrit, vajin e kikirikut, vajin e lulediellit si dhe acidi arakidonik, forma shtazore, I gjendur ne mish, vezë e bulmet.

Omega 9 është acidi i ndodhur te vaji i ullirit dhe avocado. Omega 3 dhe 9 janë acide antiinflmatore, që ndalojnë inflamacionin, ndërsa omega 6 është proinflamator e duhet kufizuar sa më shumë në dietën tonë.

Share

Post comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Go top