Blog

Zink, Magnezium, Vitamin C dhe D = imunitet optimal! - Dr Matina Cobo

Ju kam thene perhere se sa rendesi ka ndjekja e dietes sa me te plote me nutriente. Por te rendesishme ne kete moment jane edhe suplementet. VItamina C me e rendesishmja, suplementoni me te, sepse humbet shume permes ushqimit. Si vitamine e tretshme ne uje, nje pjese e saj humbet nga perimet ose frutat edhe kur ju i lani ne uje! Me tej i nenshtrohen tretjes ku humbet edhe 30%, e cfare ngelet ne fund?! Dieta mesdhetare e ndjekur plotesisht mundet t'ju garantoje nje furnizim adekuat me te gjitha mineralet e vitaminat, por pse te mos jemi me te sigurt me disa suplemente?

Vitamina C , ju kam treguar dhe me pare, qe trupit nuk i duhet ne kushte shendeti te plote. Imagjinoni qelizat imunitare te cilat ne kushte semundjeje nxjerrin ne siperfaqe disa receptore qe thithin 100 here me shume vitamine C se ne kushte normale! Ne kete moment une sugjeroj marrjen e te pakten 1000 mg vitamine C ne dite. Nese trupit tuaj nuk i nevojitet (ju po flini mire, nuk keni stress, nuk keni inflamacion) ajo thjesht do dale permes urinimit e urina do jete me e verdhe. Nese po merrni suplement dhe urina ju del ne ngjyre normale, trupi juaj e ka perdorur sasine qe ju i keni dhene! 

Po vitamina C eshte e padobishme pa VItaminen D! Vitamina D i mobilizon qelizat imunitare. Kur nje patogjen i prezantohet trupit, qelizat e imunitetit qe e kane "gjetur" te parat patogjenin duhet te lajmerojne gjithe imunitetin dhe trupin per kete rrezik e per pasoje te tjera qeliza imunitare te vijne te vendi fillestar. Eshte pikerisht vitamina D ajo qe e mundeson transmetimin e ketij "sinjali". Nese keni marre vitamine C, keni perforcuar qelizat, por pa vitamine D ato nuk mund te komunikojne midis tyre.

Nga ana tjeter vitamina C ndihmon konvertimin e vitamines D jo aktive ne aktive duke vepruar si koenzime te 1,25 di trihidroksilaza. Nese keni mungese vitamine D, duhet te suplementoni dhe me vitamine C. Pra duket sikur keto dy vitamina nuk bejne dot pa njera tjetren!

Magnesiumi perdoret nga trupi gjate aktivizimit te vitamines D. Eshte kofaktor ne afro 300 reaksione metabolike. Nese keni vitamine D te ulet, mjekoheni me vitamine D3, por serish nuk rriten nivelet serike. Pse?! Mungon magnesiumi! Duhen marre 400 - 800 mg ne dite.

ZInku eshte i rendesishem ne sistemin imunitar. Inflamacioni kontrollohet prej tij. Ne nje studim te publikuar te  Nutrition Journal, u studiuan subjekte te cilat kishin nje inflacion akut aktiv, te te cilet u rrit nje enzime me kofaktor zinkun, deshmuese se ky mineral ndikon ne frenimin e inflamacionit.

Te rendesishme ne prodhimin e qelizave imunitare jane vitaminat B sidomos B6 dhe B12. 

Mesazhi: Merrni Vitamine C 1000 mg ne dite, 15 min minimalisht ne diell ne ballkon ose 600 IU, magnesium 400 - 800 mg ne dite (me shume nese jeni sportist, nuk flini mire, keni ankth, djersini shume, etj), zink 8 mg femra e 11 mg meshkujt.

 

 

 

 

 

 

Related Posts

Brokoli, një perim sa i ushqyeshëm e plot me vlera, aq edhe me aftësi të larta kurative!
Pse i duam kaq shumë thjerrëzat në dietën tonë?
Brokoli, një perim sa i ushqyeshëm e plot me vlera, aq edhe me aftësi të larta kurative!
Pse i duam kaq shumë thjerrëzat në dietën tonë?
Popular Posts
Dieta trend e modes - KETOGJENIKE

Saturday, March 09, 2019

Ne zbulim te zorres sone - pjesa 1; Dr Matina Cobo

Saturday, March 28, 2020

NO SHADES OF GREY!

Saturday, March 23, 2019