Blog

Inflamacioni i zorres; Si ta kuptojme? - Dr Matina Cobo

 

Pyetja qe me bejne vazhdimisht pacientet e mi eshte a duhet ta bejme testin e intolerances? Cfare nenkupton ne te vertete ai? Pse eshte aq i rendesishem performimi i tij si duhet? Rendesia e testit eshte zbulimi i alergeneve ushqimore, ato ushqime per te cilat trupi krijon inflamacion!

Po c'eshte inflamacioni? Eshte si me poshte:

 

Na ka ndodhur te gjitheve te vritemi e te shohim nje lekure te skuqur, te enjtur, plot gjak e vaskularizim. Kjo eshte pergjigja normale mbrojtese e trupit. Con me teper gjak per te furnizuar me qeliza imunitare per te luftuar mikrobet qe mund te hyjne, me teper qeliza gjaku per te ndaluar hemoragjine, me teper perberes qelizor per te nisur rindertimin e indit te ri.

 

Imagjinoni zorren tuaj ne te njejten menyre. Bakteret rezidente ne zorre modifikojne vazhdimisht pergjigjen tone imunitare ndaj ushqimeve te ndryshme. Edhe nese ne nuk e tresim dot nje ushqim te cakuar, bakteret e zorres modifikojne gjenet e tytre per t'ja dale e per t'i tretur ato ushqime. Kjo ndodh ne fazen akute. Nese inflamacioni eshte kronik, atehere shfaqen probleme. Qelizat imunitare, te derguara ne zorre per te luftuar ushqimet alergene, nuk dallojne mire alergenet nga qelizat e veta. Keshtu luftohet edhe shtresa e epitelit te zorres e per pasoje disa pore te membranes shkaterrohen, duke rritur mundesine e kalimit te brendise se zorres ne gjak. Ajo cfare ndodh eshte Sindromi i Zorres qe "Pikon".

 

Kalojne jo vetem perberesit ushqimor, por edhe bakteret dhe produktet e tyre. Rezultati? Rritet mundesia per te zhvilluar semundje autoimune sepse citokinat rrjedhin vazhdimisht ne gjak, prishet bariera hematoencefalike (midis gjakut e trurit) dhe perjeton lodhje, dobesi trupore, ndryshime humori, veshtiresohet renia ne peshe, ke dhimbje artikulare, etj etj. Inflamacioni perhapet nga zorra ne Sistemin nervor, traktin digjestiv, sistemi detoksifikues, sistemi i kontrollit te sheqerit, sistemi endokrin, sistemi muskuloskeletal ose si poliinflamacion, ne disa prej tyre njeheresh.

 

Cila eshte zgjidhja?! 

Njerezit me se shumti jane intolerante ndaj dritherave, bulmetrave, sheqernave artificiale, vajrave, farave e arroreve, legumeve, etj. Pasi kryen testin e intolerances, behet nje diete 4-8 javore eleminimi e atyre produkteve dhe me pas ri-prezantohen ne trup.

SIgurisht qe nuk do jetoni gjithe jeten duke i eleminuar ato produkte 100%, por nese i njihni, mund t'i evitoni sa mundeni e me pas te ndiqni protokolle mbrojtese sic do ju tregoj me poshte.

 

Problemet me te medha qe shoh perdite ne klinike jane:

-konstipacion, diarre episodike, sindromi i zorres se irrituar, rritje e flores bakteriale ne zorren e holle (SIBO), fryrje, gazra dhe refluksi acid. Te gjitha te lidhura me inlfamacionin kronik. Si t'i eleminojme?

1. Gatuajini perimet - behet me e lehte tretja dhe perthithja e tyre.

2. Konsumoni shpesh leng kockash - palca e kockave eshte e pasur me kolagjen dhe omega 3, te nevojshme per te ndertuar shtresen e pare te zorreve.

3. Ushqime te fermentuara - kefir, kos, djathe, vere, turshi, te gjitha te pasura me probiotike, baktere te mira te cilat bejne qe ne zorre te dominojne kolonite e mira dhe jo ato perfituese nga ne.

4. suplemente probiotike - konsumojini cdo dite nese keni nivel te larte inflamacioni.

5. suplemente me L -glutamine - eshte aminoacid i cili ndihmon ne ndertimin e shtreses se pare te zorres.

7. Rrenja licorice - sheron zorren e inflamuar.

 

Ndiqni sa me teper nga keshillat e mesiperme. Shpresoj t'ju vlejne sa me teper keto informacione.

 

Deri ne heren e ardhshme,

Dr Matina Cobo.

 

Related Posts

Brokoli, një perim sa i ushqyeshëm e plot me vlera, aq edhe me aftësi të larta kurative!
Pse i duam kaq shumë thjerrëzat në dietën tonë?
Brokoli, një perim sa i ushqyeshëm e plot me vlera, aq edhe me aftësi të larta kurative!
Pse i duam kaq shumë thjerrëzat në dietën tonë?
Popular Posts
Dieta trend e modes - KETOGJENIKE

Saturday, March 09, 2019

Ne zbulim te zorres sone - pjesa 1; Dr Matina Cobo

Saturday, March 28, 2020

NO SHADES OF GREY!

Saturday, March 23, 2019