Blog

Ne zbulim te zorres sone - pjesa 1; Dr Matina Cobo

Përshëndetje nga unë sërish!

Ju shkruaj nga shtëpia për temën time të preferuar e cila ngelet kaq e gjërë dhe rreth së cilës shkencëtarët e mjekët ende nuk kanë përfundime konkrete. MIKROBIOTA INTESTINALE.

Të jetë e vërtetë se nga ato mikrobe buron 70-80% e imunitetit tonë? Të jetë e vërtetë se prej disbalancave të tyre vërtet të shkaktohen sëmundjet?

Të gjithë jemi ende në studimin e tyre, por më poshtë do ju tregoj disa fakte që janë zbuluar tashmë.

 

Mikrobiota përcaktohet që në lindje. Ose me saktë në mënyrën e lindjes!

Ekpsozimi I bebes me bakteret në kanalin e lindjes krijon një diversitet më të lartë mikrobial në ditët e para të jetës krahasuar me beben e lindur me sectio cesarea. Bebet e fundit ekspozohen në  fillim me mikrobet e lëkurës dhe për pasojë, kanë më pak larmi bakteresh në zorrë.

 

 Mënyra e ushqyerjes përbën një dallim!

Jo vetëm ushqyerja me gji e furnizon beben me yndyrna, antitrupa dhe karbohidrate dhe fuqizon lidhjen emocionale te bebes me nënën, por ushqen edhe bakteret e zorrës së bebes. Qumështi I nënës ka 3-16 g/l oligosakaride, të cilat shërbejnë për të furnizuar me energji bakteret që ndodhen në zorrën e bebes. Nga ana tjetër, qumështi I lopës ka 0.03 – 0.06 g/l oligosakaride!!

 

Maturimin I mikrobiotës vjen në moshën 1-2 vjec

Mendohet se pas ablaktacionit (ndërprerjes së ushqyerjes me gji) dhe prezantimit të ushqimeve të ngurta, bakteret e zorrës se bebeve maturohen dhe diversifikohen, deri sa në moshën 1-2 vjec mirobiota I ngjason asaj së një adulti.

 

PO CILAT JANE KETO MIKROBE??

Një I rritur ka mesatarisht 60-80 % Firmicutes, 15- 30% Bacteroidetes, 2 – 25% Actinobactere, 1-2% Proteobactere e shumë të tjera në përqidje më të vogla. Ekzistojnë rreth 160 phylotipe (specie).

 

FAKTE:

- Kur plakemi rriten bacteroidetet dhe ulen firmicutet.

- Në sindromin metabolik janë zbuluar rritje e bacteroideve dhe ulje e firmucuteve.

- Në celiaki (intoleranca ndaj glutenit) suplementimi me Bifidobactere përmirëson klinikën.

- Në sindromin e zorrës së inflamuar (Koliti ulceroz dhe Sëmundja Crohn’s) ka një rritje të llojeve R. gnavus dhe R. torque.

- Në sindromin e zorrës së irrituar ka rritje të species R. torque dhe Bifidobacterium përmirëson klinikën.

 

Pra mendoj se ka shumë për të zbuluar rreth “miqve” tanë të vegjël. Ndoshta vërtet aty mund të gjejmë shkaktarët e sëmundjeve dhe kurën ndaj tyre. Po deri atëherë, le të vazhdojmë t’i studiojmë!

 

Qëndrim të mbarë në shtëpi!

Dr Matina Cobo

 

P.S: Kujdes me ushqimin dhe lëvizni pak, jo vetëm netflix & chill :)

Related Posts

Brokoli, një perim sa i ushqyeshëm e plot me vlera, aq edhe me aftësi të larta kurative!
Pse i duam kaq shumë thjerrëzat në dietën tonë?
Brokoli, një perim sa i ushqyeshëm e plot me vlera, aq edhe me aftësi të larta kurative!
Pse i duam kaq shumë thjerrëzat në dietën tonë?
Popular Posts
Dieta trend e modes - KETOGJENIKE

Saturday, March 09, 2019

Ne zbulim te zorres sone - pjesa 1; Dr Matina Cobo

Saturday, March 28, 2020

NO SHADES OF GREY!

Saturday, March 23, 2019