Blog

Historiku dhe benefitet e kopres

HISTORIKU I KOPRES

Përdorimi I parë I koprës daton që 5000 vite para Krishtit në Egjipt dhe emërtohej si “ilaci I zbutjes”, sepse qetësonte dhimbjet e stomakut dhe diaretë e fëmijëve.

Grekët e mbillnin në oborret e tyre dhe e digjnin në flakë si aromatizues, ndërsa vajin e koprës e përdornin për të përgatitur verën.

Eduarti I parë I Anglisë madje e ka përdorur edhe si një lloj “monedhe”, pasi përdorej nga mjekët e kohës për të shëruar plagët e ushtarëve të plagosur.

Kopra rritet deri ne 60 cm lartësi dhe menyra më e mirë për ta konservuar është tharja ose ngrirja.

Ka përmbajtje të lartë kalciumi, manganezi dhe hekuri. Është antioksidant dhe Flavonoidet, substancë përbërëse e saj, kanë veti luftuese të inflamacionit dhe anti virale. Një kupë me kopër ka vetëm 4 kcal, 14 % të sasisë ditore të rekomanduar vitaminë A dhe 12% vitamin C.

Disa përfitime:

  1. Largon dhimbjet menstruale
  2. Lufton depresionin dhe ka efekte për të qetësuar dhimbjet. Revista amerikane e shëndetit ka publikuar një studim ku krahason vajin e koprës njëlloj me ilacet.
  3. Ul kolesterolin duke përmirësuar aktivitetin enzimatik të mëlcisë.
  4. Trajton epilepsinë, rrallon konsulsionet dhe rregullon neurotransmetuesit.
  5. Ndihmon tretjen dhe rrit përthitjen e produkteve në zorrë.
  6. Ka veti antimikrobike sidomos ndaj Candida Albicans dhe Stafilokokus Aereus.
  7. Lufton dëmtimin që shkaktojnë radikalet e lira në trup.

Related Posts

Brokoli, një perim sa i ushqyeshëm e plot me vlera, aq edhe me aftësi të larta kurative!
Pse i duam kaq shumë thjerrëzat në dietën tonë?
Brokoli, një perim sa i ushqyeshëm e plot me vlera, aq edhe me aftësi të larta kurative!
Pse i duam kaq shumë thjerrëzat në dietën tonë?
Popular Posts
Dieta trend e modes - KETOGJENIKE

Saturday, March 09, 2019

Ne zbulim te zorres sone - pjesa 1; Dr Matina Cobo

Saturday, March 28, 2020

NO SHADES OF GREY!

Saturday, March 23, 2019