Njihni drejtuesit tanë

``Cifti FIT``

Fit Food zotëron një staf prej 30 personash, me një strukturë të mirëorganizuar. Cdo sektor; zyra e koordinimit, sektori i shpërndarjes, kuzhina, sektori i paketimit, kryen me korrektesë detyrat në mënyrë që ushqimi të shkojnë në kohë te klienti. E gjithë kjo nisi si iniciativë e dy të rinjve shqiptarë, Klaton Kumaraku, sportist i mirënjohur dhe CEO i kompanisë si dhe Dr Matina Cobo, mjeke e përgjithshme dhe nutricioniste klinike, të cilët përmes regjimit ushqimor dhe aktivitetit fizik transformuan fizikun e tyre dhe u kthyen në një frymëzim për shumë njerëz të tjerë të cilët donin të ndryshonin si ata.

Share
Go top